Klinika e ORL-së në QKUK i shpëton jetën fëmijës 18 muajsh

0
164

Ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) ka shpëtuar jetën e fëmijës E. R (2017), i cili me autoambulancë në gjendje të rënduar ishte sjellë nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, si pasojë e përtypjes së kikirikëve.

“Në pranim, mjeku kujdestar i Klinikës, ka konstatuar gjendjen e rëndë të fëmijës duke bërë përgatitjen urgjente për ta futur në sallë, pas analizave dhe konsultave pediatrike, si dhe nga ana e anesteziologut”.

“Konstatohet gjendje e rënduar e fëmijës. Bazuar në ekzaminim dhe radiografi të kraharorit, konstatohet se njëri krah mushkëror ishte jashtë funksionit”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

Më pas, drejtori i Klinikës bashkë me ekipin kujdestar të Anesteziologjisë kanë realizuar bronkosopkinë rigjide, heqjen e farës së kikirikut nga mushkëritë (bronku i majtë).

Procedura ka kaluar pa komplikime dhe fëmija tash gëzon shëndet të mirë, njofton Klan Kosova.

Pas radiografisë kontrolluese, shihet se është bërë rifunksionalizimi i mushkërive. Fëmija pas këtij tretmani është lëshuar në shtëpi.

Sipas deklarimeve të prindërve, fëmija ka qenë në shtëpi dhe derisa ata po pinin çaj, ai ka marrë një farë kikiriku dhe ka futur në gojë, ku atë pastaj e ka tërhequr rryma ajrore në mushkëri (bronke) dhe fëmija ka përjetuar situatë të rëndë e është shoqëruar me cianozë (nxirje).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here