Arabia Saudite fal 6 miliardë dollarë borxhe ndaj vendeve të varfra

0
109

Arabia Saudite ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se ka vendosur të falë rreth 6 miliardë borxhe, që një sërë vendesh të varfra kanë ndaj saj.

Në deklaratë nuk përmenden emrat e shteteve që do të përfitojnë nga ky vendim, që thuhet se vjen si përgjigje ndaj një iniciative të madhe të zhvillimit, të nisur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas Konferencës së Investimeve, të mbajtur në Rijad, Arabia Saudite nënshkroi rreth 56 miliardë dollarë marrëveshje, me partnerë të ndryshëm botërorë, transmeton tch.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here